Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Kuçovë 49-vjeçari i dënuar me 29 vite burg në Napoli. E pëson dhe 53-vjeçari që e strehonte

Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.

I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi.

Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”.

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga:
-shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Pjetri, 49 vjeç;

-shtetasi A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar 49-vjeçarin, që strehohej nga 53-vjeçari, me 29 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×