Rama: Projektligji për “Paqen Fiskale” do të përmbyllet brenda këtij viti, zbatimi nis në vitin 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria synon të përfundojë brenda këtij viti fazën konceptuale të projektligjit për “Paqen Fiskale”, në mënyrë që zbatimi i tij të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë një takimi me ekspertë të fushës së financave, Rama theksoi se nisma është një nga prioritetet kyçe të qeverisë në kuadër të përgatitjeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Është shumë e rëndësishme që projektligji për ‘Paqen Fiskale’ të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti, në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj,” u shpreh kryeministri.

“Nëse ‘Paqja Fiskale’ konceptohet dhe planifikohet siç duhet, ajo do të dërgojë një mesazh pozitiv për sipërmarrjen dhe do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit,” shtoi Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se qëllimi kryesor i nismës është përmirësimi i performancës së administratës publike dhe ulja e nivelit të informalitetit në ekonomi, duke krijuar një klimë më të favorshme për biznesin dhe investimet.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se politika e re fiskale do të shërbejë si bazë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes një kombinimi të balancuar mes disiplinës fiskale, reformave strukturore dhe investimeve strategjike.

“Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz: përmes politikave të shëndosha fiskale e monetare, reformave të thella strukturore dhe investimeve të mirëtargetuara, ekonomia shqiptare do të ndjekë një trajektore të re të qëndrueshme zhvillimi,” deklaroi ministri Malaj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×