“Raporti i ODIHR i ka rrëzuar zgjedhjet e 11 majit”, Gjekmarkaj: Nuk i zgjedhim kundërshtarët, e dimë çdo të thotë partia dhe shteti të jenë një!

I pyetur për raportin e OSBE/ODIHR në emisionin “Kjo Javë”, nënkryetari i PD, deputeti Agron Gjekmarkaj tha se raporti i rrëzoi këto zgjedhje duke vërtetuar denoncimet e PD.

Por sipas tij, as Rama dhe as mazhoranca nuk do të marrë përgjegjësi.

“As nuk e kanë komentuar. Denoncimet e raportit janë mal më vete dhe i patejkalueshëm për një shoqëri që aspiron demokraci. Kam ndarë 6 apo 7 fjali për të krijuar idenë që ky raport ka për zgjedhjet. E fillon me garë me kushte të pabarabartë. Më e rënda është kur thuhet se partia dhe shteti nuk kanë një vijë ndarëse. Ne e dimë çdo të thotë partia dhe shteti të jenë një”, tha Gjekmarkaj.

Ai foli mbi praninë e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, për të cilën tha se nuk do jenë aty për fasadë.

“Ka një klimë vërtet mosbesimi. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët as ata nuk ne zgjedhin ne. Është parim që duhet të bashkëjetosh me kundërshtarin dhe të ndryshimin.

Çdo ditë bëjnë një hile, nuk pranojnë kushtet që të ketë bashkëkryetarësi, veto. Prania jonë fasadë do ishte e pavlerë. Nëse i rrinë parimeve do i qëndrojmë dhe do bëjmë një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të ODIHR”, u shpreh deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×