
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër zëvendëskryeministren Belinda Balluku, në lidhje me aeroportin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit, Berisha theksoi se Balluku shpalli për të fituar miliona euro, aeroportin e Vlorës, si më të madhin në Ballkan, ndërsa sipas tij nuk është e vërtetë.
Po ashtu ai tha se të implikuar janë dhe Rama dhe Balla.
“Një skandal i përmasave shumë të mëdha, të paqarta akoma, ka shpërthyer. Ky është skandali i aeroportit të Vlorës. Skandali i aeroportit të Vlorës tejkalon si skenar, çdo skenar tjetër të zhvilluar deri më sot. Një ditë të bukur, Edi Rama me lubi Ballukun vendosin të vjedhin qindra miliona dhe shpallin aeroportin më të madh në Ballkon, Vlorën. Dy ministre refuzojnë në mënyrë të prerë për të firmosur për këtë mashtrim, më të madhin në Ballkanin. Për shkak të hight risk, kishin përcaktuar aty 120 mln garanci biletash që do i ndanin me njëri-tjetrin. Përsëritet tenderi dhe nuk është më 120 por 140 mln euro garanci biletash. Rama, Taulant Balla, dhe Balluku, po punojnë fort këto javë për një ortak. E kam denoncuar këtë krim, të paktën 4-5 herë. Nuk kam ditur këto punët e ortakëve. Është dhënë garanci për biletat. Për të mbuluar vjedhjet e saj, ajo thoshte shqiptarëve; është aeroporti më i madh në Ballkan. Po zhvillohet një skenar si në netflix. Por me personazhe të vërteta.”, tha ai.
and then