
Ditën e djeshme u publikua raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Gazetari Ergys Gjençaj, ka dhënë detaje mbi raportin, ku paralajmërohet depolitizimi i administratës zgjedhore, dhe ndalimi i burimeve njerëzore që në ditën kur dekretohet data e zgjedhjeve.
“Raporti i publikuar ditën e djeshme përkon me një javë para të ngritjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, i cili ka jo pak punë për të bërë ndryshimet e rekomanduar nga ODIHR dhe ndryshimet që kanë ardhur si rekomandimet nga kreu I KQZ Ilirian Celibashi. Për t’u ndalur tek raporti i djeshëm i ODIHR një nga pikat kryesore dhe e përsëritur është depolitizimi i administratës zgjedhore. ODIHR edhe në raportet e mëparshme, ka pasur të njëjtën kërkesë. Komisioni zonal dhe administrimi i zgjedhjeve mos jenë të përbërë nga përfaqësues të partive politike por të përzgjedhur. Maxhoranca socialiste e ka mirëpritur dhe më parë, dhe ka dhënë dakordësimi për depolitizmin e administratës zgjedhore. Ndërkohë raporti i ODIHR si rekomandim nga parlamenti i Shqipërisë për të marrë në shqyrtim të reformës, ka rekomanduar ndalimin e qartë të burimeve shtetërore për qëllim elektoral dhe sanksion të menjëhershëm raporti thotë që ky ndalim i përdorimit të burimeve njerëzore duhet të nisë që nga data e dekretimit të zgjedhjeve. Administrata shtetërore duhet të ndalojë përdorimin e burimeve shtetërore. Ky rekomandim vijon siç duket, pasi gjatë vëzhgimit të ODIHR kanë hasur momente në të cilat ka pasur përdorim të administratës. Kërkohet nga ODHIR dhe rritja e transparencës të fushatës për financimin dhe shpenzimeve gjatë fushatës elektorale. Diçka që duhet të trajtohet përgjatë reformës zgjedhore”, tha ai.
and then