
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, ku tre automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar 5 të plagosur.
Policia e Lezhës njofton se një nga automjetet drejtohej nga një shtetase e huaj me iniciale N. R.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
and then