Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vendin e quajtur “Vanar” në Njësinë Administrative Xibër.

Në aksident u përfshin një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “Volvo”. Të dy po lëviznin në drejtim të Dibrës ndërsa dëshmitarët thanë se në momentin e aksidentit ka qenë autokolonë automjetesh të cilat po lëviznin në drejtim të qarkut Dibër për fundjavë.

Po ashtu, dyshohet se një automjet ka tentuar të ndalet në rrugë e për pasojë të gjitha automjetet është dashur të frenonin ndërsa automjeti i fundit ka goditur nga pas automjetin e parafundit, në rastin konkret Vovlon në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca ku u bë e mundur transportimi për kontroll mjekësor të personave të përfshirë në aksident. Sipas bluzave të bardha të Qendrës Shëndetësore Klos, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë, rruga e Arbrit ka një fluks të ngarkuar lëvizjesh në fundjavë për shkak se shumë qytetar që banojnë në Tiranë kthehen të kalojnë fundjavën në vendlindje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×