“Balluku është person në hetim, e ka marrë fletëthirrjen”, gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë të hënën në SPAK: Nëse shkon, prokurorët…

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me autore Nisida Tufën ku u pyet për lajmin më të fundit, thirrjen në SPAK të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Lala deklaroi se mban përgjegjësi të plotë për atë që ka raportuar, pasi sipas saj fletëthirrja për Ballukun ka shkuar që në fillim të kësaj jave, por mbetet për tu parë nëse ajo do të paraqitet të hënën e kësaj jave që vjen, më 27 tetor, e shoqëruar nga avokati i saj.

“Në këtë fletëthirrje prokurorët e posacëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe tja bëjë të qartë se zonja Balluku është zyrtarisht në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe të gjitha gjasat janë që nëse ajo do të paraqitet, mundësitë janë që jo, por zonja Balluku do të njihet me akuzat penale zyrtare”, tha Lala.

Klodiana Lala: Në drejtim të zonjë Balluku dhe në adresë të MIE është nisur të martën një fletëthirrje dhe ka mbërritur në zyrën e zonjë Balluku. Këto fletëthirrje dërgohen me korrierë specialë që marrin dhe firmën.

Në këtë fletëthirrje prokurorët e posacëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe tja bëjë të qartë se zonja Balluku është zyrtarisht në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe të gjitha gjasat janë që nëse ajo do të paraqitet, mundësitë janë që jo, por zonja Balluku do të njihet me akuzat penale zyrtare.

Dueht të sqaroj për të mos patur konfuzion, nuk ka statusin e të pandehurës, por është person në hetim dhe zonja Balluku është zv/kryeministrja e dytë që hyn në përballje me SPAK pas Ahmetajt që është në arrati për disa akuza të rënda, ndër të cilat për korrupsion.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×