Balluku nën hetim nga SPAK/ Salianji: Rama duhet të japë dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje. Skemën e korrupsionit e drejton ai!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi zhvillimet nga SPAK, lidhur me marrjen nën hetim të zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve dhe Energejtikës, Belinda Balluku, për abuzime me tenderat. Në studion e “Kjo Javë” në News24, Salianji deklaroi se komunikimi i akuzave nga Prokuroria e Posaçme për numrin 2 të qeverisë bën përgjegjës edhe Ramën.

“Nëse lajmi për Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Belinda Balluku është personi më i rëndësishëm në qeveri, jo vetëm në dukje, por është zv/kryeministre dhe ministrja me portofolin më të madh dhe njeriu me mbështetje politike të fortë, është drejtuesja politike për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës. Politikisht është njeriu më i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vendimmarrjes, por edhe për shkak të besimit që i ka dhënë Edi Rama për të qenë personi i pushtetshëm në qeverisje. Nëse konfirmohet të jetë ashtu siç është raportuar në media, Edi Rama duhet të dorëhiqet”, u shpreh Salianji.

Salianji tha se nuk kemi të bëjmë më për raste individuale siç kryeministri shprehet pas çdo të akuzuari nga Prokuroria e Posaçme, por për një skemë paligjshmërie dhe korrupsioni që drejtohet nga Edi Rama.

Nisida Tufa: Zv/kryeministrja Balluku është nën hetim. Çfarë do të thotë kjo dhe sa tronditje krijon kjo?

Ervin Salianji: Nëse lajmi për Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Belinda Balluku është personi më i rëndësishëm në qeveri, jo vetëm në dukje, por është zv/kryeministre dhe ministrja me portofolin më të madh dhe njeriu me mbështetje politike të fortë, është drejtuesja politike për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës. Politikisht është njeriu më i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vendimmarrjes, por edhe për shkak të besimit që i ka dhënë Edi Rama për të qenë personi i pushtetshëm në qeverisje. Nëse konfirmohet të jetë ashtu siç është raportuar në media, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Do të ishte i dyti rast që zv/kryeministri, numri 2 pas Edi Ramës, numri për shkak të pushtetit në Bashkinë e Tiranës që është Erion Veliaj, një buqetë e madhe ministrash, më shumë se 20 kryetarë bashkish tregon një model korruptiv dhe kriminal të ndërtuar nga Edi Rama. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë më me përgjegjësi individuale të këtyre individëve se duket që shtysa kryesore për të prodhuar paligjshmëri në këtë republikë është Edi Rama, se nuk mundet që të jetë i gjithë ekipi dhe ky të jetë më i pastri. Pra, Edi Rama duhet ta mbyllë historinë vetë, ose duhet bërë çdo përpjekje që Edi Rama të largohet një orë e më parë. S’janë raste individuale, por skemë paligjshmërie dhe korrupsioni që drejtohet nga Edi Rama.

Belinda Balluku është Edi Rama, nuk është se ka ndonjë diferencë. E vetmja ministre që është politike, të tjerët duhet të mendohesh shumë për t’i kujtuar se kush janë, s’kanë performancë, as ide politike, as aftësi organizative apo mbështetje qytetare… Ky rast tregon, atë që e keni parë, një ekzaltim për këtë lajm brenda PS – siç po duket pra, apo që Edi Rama është kthyer si ato grirëset e mishit që ky grin jetë njerëzore për të mbajtur pushtetin… Dhe ekzaltimi në PS për këtë rast, po ta shohësh edhe tek disa media që janë ekstremisht mbështetëse të Edi Ramës që kanë një lloj ekzaltimi për këtë rast, tregon që vetë PS mund të jetë në këtë lloj zilie dhe xhelozie.

Nuk ka rëndësi a do të shkojë Balluku apo jo në SPAK, nëse ka ndodhur është një fakt që e dëmton rëndë qeverinë dhe që duhet të bëjë që Rama të dorëhiqet. Fakti qëndron, nëse njeriu më i pushtetshëm që është Edi Rama, edhe në rastin e Ballukut është Rama që merret nën hetim në fakt dhe duhet të japë dorëheqjen e t’i hapë rrugën PS-së për të ndryshuar partinë, reformatuar dhe padiskutim t’i hapë rrugë zgjedhjeve.

Unë flas se si duhet të jetë dhe si duhet të funksionojë një demokraci. Kur ndodhin këto raste, kryeministri mban përgjegjësi dhe jep dorëheqje. Në Shqipëri, fakti që Edi Rama qëndron me forcë pa pyetur për asgjë, tregon atë që e kemi thënë, jemi në autokraci. E dini cilat janë vendet që kanë më shumë arrestime të personave pas liderit, qoftë edhe të niveleve të larta? Vietnami, Kina, Kamboxhia, Butani. Kjo nuk tregon nivelin e demokracisë, por nivelin e lartë të ashpërsisë që ka autokrati dhe të frikës së cilitdo individ që ka afër se në një moment mund ta rrezojë nga pushteti. Edhe ky rast tregon se Edi Rama si autokrat po provon të gjithë elementet për të shmangur përgjegjësinë nga ai. Por në fakt përgjegjësia është e Edi Ramës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×