
E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja e News24 Klodiana Lala u shpreh se ndonëse e dinte lajmin për thirrjen e Belinda Ballukut në SPAK, ka patur dilemë si çdo gazetar para një lajmi të tillë sensacional, duke ditur dhe personin e fuqishëm për të cilin bëhej fjalë.
Sipas saj, me lajmin që raportoi për Ballukun, bëhen 3 momente kyçe në karrierën e saj ku ka raportuar lajme të tilla, si arrestimi i Metës dhe Veliajt. Por Lala tha se me raastin e Ballukutm është dashur të ketë të gjithë sigurinë, pasi bëhej fjalë për një person shumë të fuqishëm.
“Në momentin e një gazetari janë disa momente të rëndësishme dhe unë kujtoj kur kam raportuar lajmin për zotin Meta ku unë jam rikthyer atë ditë për atë lajm. Momenti i dytë ka qenë arrestimi i zotit Veliaj dhe momenti i tretë është ky lajm, dhe duhet të jesh korrekt.
Meta, Veliaj dhe Balluku janë njerëz të fuqishëm por sidomos zonja Balluku. Mund të them që ka një grup parlamentar në Kuvend dhe duke patur në konsideratë gjithë armatën e zonjë Balluku duhet të jesh shumë korrekte”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Ajo shtoi më tej se bindja iu forcua pas kontrolleve që janë kryer nga SPAK tek disa vartëse dhe bashkëpunëtore të zonjës Balluku dhe disa ambiente, ku janë marrë jo vetëm dokumenta por dhe pajisje, laptop e celularë.
“Shumë detaje të hetimeve rreth zonjës Balluku janë detaje sekrete sepse ajo dosje është vetëm në duart e prokurorit dhe të personave që janë në hetim, përfshi zonjën Balluku e cila ka disa detaje me atë ca ka dosja penale.
Po, e rikonfirmoj sërish që Balluku është zyrtarisht në hetim për shkelje të barazisë në tendera”, tha Lala.
Klodiana Lala: Lajmin e kam raportuar mbi burimet e besuara. Mbaj përgjegjësi për cfarë kam raportuar dhe deklaruar. Shumë detaje të hetimeve rreth zonjës Balluku janë detaje sekrete sepse ajo dosje është vetëm në duart e prokurorit dhe të personave që janë në hetim, përfshi zonjën Balluku e cila ka disa detaje me atë ca ka dosja penale. Ka patur dhe disa kontrolle. Bindjen e kam krijuar pas kontrolleve që janë kryer tek disa vartëse dhe bashkëpunëtore të zonjës Balluku dhe disa ambiente, ku janë marrë jo vetëm dokumenta por dhe pajisje, laptop e celularë.
SPAK nuk përgënjeshtroi lajmin por tha se nuk ka asgjë për të ndarë me publikun. Po e rikonfirmoj sërish që Balluku është zyrtarisht në hetim për shkelje të barazisë në tendera.
Kisha 4 ditë që e mbaja si lajm dhe dilema ishte. Në momentin e një gazetari janë disa momente të rëndësishme, kur kam raportuar lajmin për zotin Meta, jam rikthyer atë ditë për atë lajm, ka qenë momenti i dytë arrestimi i zotit Veliaj dhe momenti i tretë është ky lajm, dhe duhet të jesh korrekt. Meta, Veliaj dhe Balluku janë njerëz të fuqishëm sidomos zonja Balluku, mund të them që ka një grup parlamentar në Kuvend, duke patur në konsideratë gjithë armatën e zonjë Balluku duhet të jesh shumë korrekte.
and then