Drejtësia “në lupën” e Kuvendit, të hënën raportojnë Çela, Dumani, Metani e Bogdani

Këtë të hënë, në Kuvendin e Shqipërisë, pritet një seancë plenare me rend dite të ngarkuar, pasi do të raportojnë drejtuesit e disa prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë dhe rendit në vend. Në fillim të seancës, deputetët do të miratojnë procesverbalin e seancës së kaluar dhe më pas do të shqyrtojnë dy projektvendime të rëndësishme, atë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo–Territoriale.

Pas këtyre, Kuvendi do të dëgjojë raportimet vjetore për vitin 2024 nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Në foltore do të dalë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, për të paraqitur gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa më pas do të raportojë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Raporte për punën e tyre do të paraqesin gjithashtu Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Në fund të seancës, deputetët do të zhvillojnë edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit nëpër rrethe. Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës së hënë, për shkak të volumit të madh të raportimeve dhe debateve parlamentare.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×