
Gazetarja e News24 Klodiana Lala, gjatë intervistës së saj në “Kjo Javë” u shpreh se ndonëse zv/kryeministrja Belinda Balluku pritet të paraqitet në SPAK, ekziston rreziku që ajo mund të prishë provat për shkak të pozitës së saj të fuqishme në qeveri, si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë.
Lala tha se janë dhjetëra dosje ku është kallëzuar zv/kryeministrja Belinda Balluku për të cilën prokuroria e posaçme duhet të japë informacion. Një prej tyre është ajo e Ceno Klosit, bashkëpunëtorit të saj të ngushtë.
“Zonja Balluku ka dhe disa çështje të tjera që është kallëzuar zyrtarisht dhe ne nuk e dimë se po hetohet për ato që janë konsideruar afera të mëdha sic janë anijet “tigri 1” e “tigri 2”, aeroporti i Vlorës që ka një aferë të madhe në publik apo sic janë dhe tenderat e rrugëve që janë të hapur e po shikohen ku vartësit e Ballukut janë në akuzë.
Ajo që na intereson si publik është çfarë po bën SPAK me dhjetëra dosje ku është e kallëzuar zonja Balluku dhe cfarë po ndodh me njerëz rreth saj, si deputeti Ceno Klosi dhe ai ka një cështje të hapur në SPAK, ose zyrtarë të tjerë të OSHEE e KESH që i janë nënshtruar kontrolleve dhe që SPAK duhet të na tregojë si po vijon”, tha Lala.
Sipas saj, pritet një “luftë” e ashpër proceduriale mes SPAK dhe Ballukut, por Lala tha se nuk e beson që zv/kryeministrja do të refuzojë thirrjen në SPAK, edhe pse këtë të hënë ka bindjen se nuk do të paraqitet për shkak të agjendës zyrtare jashtë shtetit.
“Për shkak të funksioneve qeveritare që ajo mban, mund të ketë agjendë të planifikuar dhe në rast se ajo do t’i faktojë SPAK, e njofton për një datë të dytë. Nëse ajo refuzon për të dytën apo të tretën herë ka mekanizma që e urdhëron. Nuk mendoj se do të zgjedhë këtë strategji për tju shmangur”, tha Lala.
Klodiana Lala: Është ndër rastet e pakëta që SPAK nuk ka ndarë me publikun. Duhet tja komunikojnë së pari Ballukut.
Unë kam disponuar më herët dy dosje për zotin Berberi dhe Gjylin, dhe aty kuptohet se cfarë ka ndodhur mënyra si kanë paracaktuar tenderat, si kanë komunikuar në telefon dhe kanë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin dhe aty janë zbuluar të dhëna që sipas prokurorëve implikojnë zonjën Balluku dhe po ashtu zyrtarë të tjerë të lartë. E gjithë çështja derivon nga ajo e Ervis Berberit.
SPAK është institucion i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, ka fokus kryesor luftën kundër korrupsionit, hetimin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
Sigurisht sot për opinionin publik bën shumë zhurmë fakti që SPAK heton një zyrtar të lartë dhe sa herë ndodh kjo, ndahet opinioni pro e kundër. Në momentin që një zyrtar i lartë hyn në ato dyer, nëse do të merret e pandehur do të duhet një kohë më e gjatë, janë afatet, Zonja Balluku ka dhe disa cështje të tjera që është kallëzuar zyrtarisht dhe ne nuk e dimë se po hetohet për ato që janë konsideruar afera të mëdha sic janë anijet tigri 1 e tigri 2, aeroporti i Vlorës që ka një aferë të madhe në publik apo sic janë dhe tenderat e rrugëve që janë të hapur e po shikohen ku vartësit e Ballukut janë në akuzë.
Për shkak të funksioneve qeveritare që ajo mban, mund të ketë agjendë të planifikuar dhe në rast se ajo do t’i faktojë SPAK, e njofton për një datë të dytë. Nëse ajo refuzon për të dytën apo të tretën herë ka mekanizma që e urdhëron. Nuk mendoj se do të zgjedhë këtë strategji për tju shmangur. Ajo që na intereson si publik është çfarë po bën SPAK me dhjetëra dosje ku është e kallëzuar zonja Balluku dhe cfarë po ndodh me njerëz rreth saj, si deputeti Ceno Klosi dhe ai ka një cështje të hapur në SPAK, ose zyrtarë të tjerë të OSHEE e KESH që i janë nënshtruar kontrolleve dhe që SPAK duhet të na tregojë si po vijon.
Ajo që duhet të dimë është a do të qëndrojë Balluku në këto detyra që ka sepse ekziston rreziku që ajo mund të dëmtojë prova apo do të largohet dhe do të përballet e vetme pa mburojën e mazhorancës. E shoh si një luftë të ashpër, por nuk e dimë se cfarë do të ndodhë pasi Balluku akoma nuk ka shkuar në SPAK. Mënyra si do të përballet e shoh të ashpër.
and then