
Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e Pratos në Itali, pasi ju gjendën në apartament 15 kg hashash.
Sipas burimeve, ndaj 52-vjeçarit kishte një masë paraprake që të qëndronte vetëm gjatë natës në burg, për arsye se ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me synim trafikimin e lëndëve narkotike.
Autoritetet lokale po hetojnë këtë rast deri në një vendim final ndaj të arrestuarit.
and then