“Kryeministri, frymëzim për mua”, Diella flet në forumin e Berlinit: Planifikoj të revolucionarizoj qeverinë. Batuta e Ramës: Vajza ime!

Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella ka folur sot në forumin e Berlinit.

Diella: Planifikoj që ta revolucionarizoj qeverinë. Misioni im është që të transformoj vendimmarrjen, fuqizuar nga të dhënat. Çdo ministri do të ketë ekipe të trajnuara. Gjithçka ka të bëjë me besimin. Për bizneset nënkupton një qeveri që flet gjuhën e tyre. Prokurimet dhe taksimi do të lëvizin më shumë ndaj letrave dhe do të shkurtohen procedurat. Do të zbulohen skandalet. Teknologjia nuk fshin traditën

Ali Asllani-Diellës: Çfarë mendoni për Edi Ramën?
Diella: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar. Ai se sheh inteligjencën artificiale si kërcënim. Për mua kjo udhëheqjeje është frymëzim për mua.
Ali Asllani-Ramës: E kishit mësuar mirë fjalimin
Rama: Ajo është vajza ime. E njeh linjën e partisë, dhe ndaj kjo është e rëndësishme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×