
Java e 8-të e Kategorisë së Parë u mbyll me disa rezultate interesante, ku spikati fitorja e Skënderbeut ndaj Besës me rezultatin 1-0, që ishte edhe suksesi i gjashtë radhazi për korçarët.
Laçi arriti një fitore bindëse 4-0 ndaj Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi me të njëjtin rezultat 4-0 ndaj Kastriotit.
Iliria fitoi 2-1 përballë Korabit, ndërsa Apolonia mori tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjës, pasi triumfoi minimalisht 1-0. Nga ana tjetër, Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
Në renditje, Skënderbeu kryeson me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 16 dhe Iliria me 14 pikë.
Ndeshjet e javës së 8-të:
Lushnja 0-1 Apolonia
Iliria 2-1 Korabi
Skënderbeu 1-0 Besa
Laçi 4-0 Burreli
Kukësi 2-2 AF Luftëtari
Pogradeci 4-0 Kastrioti
and then