
Dhjetëra familje legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan në Shkodër, përgjatë një takimi me prezencën e princit Leka Zogu II, i cili u shpreh se këto shkodranët kanë qëndruar me besnikëri gjatë historisë dhe se familja e tij mbretërore ka një dashuri të madhe për një qytet si Shkodra.
“Shkodra ka qene gjithmonë vatër e besimit dhe qëndresës. Mirënjohje për gjithë zogistët që qëndruan pranë familjes time”, tha princ Leka.
Ted Kopliku, i cili ishte kandidati i PD për Shkodrën në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e legalistëve.
“Ne kohen e Mbretit Zog treguam se ndërtojmë shtetin”, tha Kopliku.
Kreu i kësaj force politike Sokol Axhami u shprehën se ka ardhur momenti për t’u rikthyer në fron.
“Kemi detyrim te rikthejmë sistemin mbretëror. Sistemi mbretëror garanton stabilitet, unitet e zhvillim”, tha Axhami.
Në fund të takimit disa familje shkodrane që i qëndruan me besnikëri familjes mbretërore dhe kontribuan përgjatë historisë u nderuan me një mirënjohje nga Princ Leka II.
and then