
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. D., banues në Shijak.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 34 vjeç, i cili vuan nga shëndeti mendor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 47-vjeçar;
Sh. N., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se shfrytëzonte pa autorizim një hapësirë publike në lagjen nr. 12, si vendparkim automjetesh;
H. A., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 18-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
and then