“Unë e kam mundur Ramën”, Salianji: Burgosja ime, “medalje” e marrë në betejën me një autokrat. Kryeministri po dorëzon bashkëpunëtorët e vet një nga një

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar në studion e “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, iu referua dënimit me burg që mori 1 vit më parë, për kallëzim të rremë publik ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Geron se ky i fundit ishte i përfshirë në trafik droge.

Salianji tha burgosja ishte për motive politike e cila erdhi si rrjedhojë e aktivizmit të tij dhe përballjes direkte me kryeministrin Edi Rama në disa beteja elektorale. Salianji tha se ai e ka mundur Ramën dhe si kosto mori dënimin me burg.

Ervin Salianji: Qëllimi i burgosjes time politike ishte për të më shmangur nga aktiviteti politik. I gjithë dënimi për herë të parë në historinë 34-vjeçare të institucioneve, në atë moment të fushatës së 11 majit, por edhe të më pamundësonte aktivitetin politik. Në 2013-2017 nuk kam qenë në Parlament, kur i jam bashkuar PD-së në opozitë, dhe e kam treguar që kam patur intensitet më të madh politik se një pjesë e grupit parlamentar të asaj kohe. Në pikëpamjen e prodhimit të aktivitetit politik nuk është se më pengon, padiskutim që është disavantazh në raportet dhe përplasjet institucionalisht me kundërshtarët se siç e dini ata nuk shfaqen më në media se janë të turpëruar. Edhe kur dalin kanë një lloj turpërimi që e kanë instiktiv, se të vetëdijshëm nuk kanë turp e cipë, por kanë një lloj turpërimi për ato që kanë bërë.

Dënimi im ishte vendimmarrje e kryeministrit. E tha përpara dënimin tim, e tha gjatë kohës që isha në gjykim, shfaq gëzim pas dënimit, ishte i eksituar, i ekzaltuar, ishte në instikt, në një gëzim të madh. Tani që po merrem me çështjen për ta përgatitur për në Strasburg, kam parë që qindra raste që kam denoncuar janë faktuar dhe koha më ka dhënë të drejtë në çdo rast.

Dënimi ka qenë një lloj mesazhi për të gjithë tjerët, që kush e mund, siç unë e kam mundur Edi Ramën, kush bën beteja të drejta, kush nuk dorëzohet, kush nuk thyhet – përfundon në burg. Për mua nuk ndryshon asgjë, dënimi është si një medalje që kam marrë, një kornizë e vënë në zyrë, si një medalje e marrë në betejën me një autokrat që jo vetëm ka dëmtuar Shqipërinë duke çuar në autokraci, por me sa duket po shkatërron edhe bashkëpunëtorët e vet një nga një.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×