“Vartësit e Ballukut, ose në hetim, ose në pranga ose të pandehur”, Lala: Kuptova nga hetimet se po shkohej drejt saj, SPAK të bëjë transparencë

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka vijuar më tej duke folur për hetimet e SPAK ndaj vartësve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të ministres së Energjisë si ish-kreu i ARRSH-së Ervis Berberi dhe ish-drejtori i KESH Benet Beci, e Gentian Gjyli.

Lala tha se duke parë rrjedhën e hetimeve, vartësit e Ballukut ishin ose nën hetim, ose në pranga ose të pandehur, kishte kuptuar se prokurorët e posaçëm po shkonin drejt ministres Belinda Balluku.

Por ajo shprehu kritika ndaj SPAK duke kërkuar transparencë për hetimet ndaj numrit 2 të qeverisë.

“Në SPAK ka shumë çështje të tjera që po hetohen dhe që kanë të bëjnë me tenderin e tunelit të Llogarasë, aeroporti i Vlorës, projekte që janë akuzuar më së shumti nga opozita dhe cfarë unë shihja, kuptohej se fokusi i hetimit ishte Balluku.

Prokuroria e posaçme ka tashmë një dosje penale për zonjën Balluku dhe duhet të na tregojë se deri ku ka shkuar për hetimet.

Pra SPAK duhet të na bëjë transparencë, cili është roli i zonjës Balluku, cili është tenderi konkret, cilat janë shkeljet që ka kryer, a ka patur ajo apo jo bashkëpunëtorë në këtë cështje penale që po hetohet. Cilat janë provat që prokurorët kanë në duar ndaj ose kundër Ballukut?”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Sa i takon zonjës Balluku është më e përfolura për afera korruptive, është gruaja më e kallëzuar në prokurorinë e posaçme si nga opozita dhe nga individë. Lidhet me një dosje që vjen deri von ënga një tjetër hetim i SPAK, që lidhet me ish kreun e ARRSH Ervis Berberi është po ashtu i pandehur ish vartës i Ballukut Gentian Gjyli, Benet Beci. Fakti që shumë zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut po shkonin ose në hetim, ose në pranga ose të pandehur, kuptohej shumë qartë se e gjithë vala e hetimeve ishte drejtuar drejt Ballukut.

Fakti që ka shumë cështje të tjera që kanë të bëjnë me tenderin e tunelit të Llogarasë, aeroporti i Vlorës, është akuzuar më së shumti nga opozita dhe cfarë unë shihja, kuptohej se fokusi i hetimit ishte Balluku.

Prokuroria e posaçme ka tashmë një dosje penale për zonjën Balluku dhe duhet të na tregojë se deri ku ka shkuar për hetimet. Pra SPAK duhet të na bëjë transparencë, cili është roli i zonjës Balluku, cili është tenderi konkret, cilat janë shkeljet që ka kryer, a ka patur ajo apo jo bashkëpunëtorë në këtë cështje penale që po hetohet. Cilat janë provat që prokurorët kanë në duar ndaj ose kundër Ballukut.

Belinda Balluku është njeriu i dytë më i pushtetshëm aktualisht pas Ramës dhe kur flas për Ballukun, them se hetimi mund të drejtohet drejt Edi Ramës, sepse ata kanë bashkëpunuar, janë bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite.

Ndaj kam kritika ndaj SPAK, duhet të bëjë transparencë për rastin, edhe pse nuk pres që prokurorë të posacëm të konfirmojnë lajmin tim. Unë kam arritur të lexojë fletëthirrjen dhe kam qenë e sigurt për lajmin. Dhe fakti që është numri i protokollit është absolute.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×