VIDEO/ “Tokë për paqe”- Ditmir Bushati dhe Edward Djerejian: Perspektiva amerikane për armëpushimin në Gaza dhe të ardhmen e Lindjes së Mesme

Ambasador Edward Djerejian ka punuar për tetë administrata amerikane në disa role shumë të rëndësishme si ambasador në Izrael dhe në Siri.

Ai ka punuar edhe me tetë presidentë të ndryshëm dhe administrata të ndryshme. Aktualisht Senior Fellow në Qendrën Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare në Shkollën Kennedy të Qeverisjes, Universiteti i Harvardit.

Ambasador Edward Djerejian është i ftuari i radhës në podcstin Public Square për të diskutuar me Ditmirin Bushatin në një intervistë të titulluar “Tokë për Paqe”.

Bushati dhe ambasador Djerejian në këtë bisedë analizuan marrëveshjen e fundit të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se ky plan mbetet “i brishtë, por me potencial për t’u zbatuar nëse ekziston vullnet politik i qëndrueshëm”.

Sipas tij, pikat kyçe të marrëveshjes përfshijnë përfundimin e luftës dyvjeçare, lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, si dhe nisjen e një procesi të gjerë rindërtimi humanitar e infrastrukturor në Gazë, që kërkon mbi 600 kamionë ndihmash në ditë dhe investime të mëdha ndërkombëtare. Djerejian theksoi se çarmatimi i Hamasit, tërheqja e trupave izraelite dhe krijimi i një qeverie tranzitore palestineze janë sfida madhore për paqen.

Në lidhje me garancitë e këtij armëpushimi, ambasadori Djerejian vuri në dukje se “nuk ka garanci reale”, por theksoi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në drejtimin e koalicionit ndërkombëtar që përfshin shtete europiane dhe arabe.

Djerejian paralajmëroi se zgjidhja e qëndrueshme e konfliktit Izrael–Palestinë mund të vijë vetëm përmes parimit “tokë për paqe” dhe njohjes reciproke të shteteve, duke theksuar se pa një udhëheqje të re politike në të dyja anët, procesi mbetet i papërfunduar.

“Lufta në Gaza ka ndryshuar balancën gjeopolitike të Lindjes së Mesme, por gjithçka do të varet nga gatishmëria e udhëheqësve për të sjellë një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme,” – përfundoi Djerejian.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×