Vidhnin biçikleta dhe motomjete elektrike në Tiranë, arrestohet i mituri dhe 18-vjeçari

Dy persona janë identifikuar nga Policia në Tiranë dhe janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë vjedhur 9 biçikleta dhe motomjete elektrikë përgjatë muajve shtator-tetor.

Sipas burimeve, dy autorët janë R.M 18-vjeç dhe një i mitur 16-vjeç.

Autoritetet kanë nisur hetimet ndaj dy të arrestuarve deri në një vendim final.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Vodhën 9 biçikleta dhe motomjete elektrike, gjatë muajve shtator-tetor, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të dënuar më parë për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimeve të bëra nga disa qytetarë, për vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave të tyre në lagje të ndryshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mjetet”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, u bë e mundur zbardhja e 9 rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe motomjeteve elektrike, të kryera gjatë muajve shtator dhe tetor, nga shtetasi R. M., 18 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×