
Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyrt të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për detaje nga mbledhja, ku fokusi ka qenë te Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Gazment Bardhi theksoi se do të votojnë për këto dy komisione vetëm nëse i referohen ndryshimeve të kërkuara nga opozita.
“Fillojmë me rendin e ditës. Siç ju kam njoftuar ka seancë të hënën dhe të enjten këtë javë. Në nisje të seancës janë për votim dy vendimet për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale. Administrata e Kuvendit sapo më ka dërguar tekstin e rishikuar për të dyja komisionet, ku shoh se janë reflektuar të gjitha amendamentet tona të dorëzuara javën e shkuar. Komisionet do jenë me barazi, bashkëkryetar dhe vendime konsensuale. Do kërkohet edhe ekspertiza e OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Komisionin e Venecias. Nëse mazhoranca i qëndron versionit të ripunuar nga administrata e Kuvendit, ne votojmë pro.
Ndërkohe të hënën ka raportimin 5 institucionet e drejtësisë. Fillojmë me Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP. Rezolutat e mazhorancës nuk i votojmë, janë të njëanshme. Ndërkohe deputetët do të bëjnë pyetje, dhe më pas kemi kohën për diskutime nga 2 orë e 30 minuta për çdo institucion. Edhe në këtë seancë ata do të vazhdojnë me provokimin kundër Rregullores për të mos na lejuar ti prezantojmë pyetjet, siç vepruan seancën e kaluar. Të ndalemi këtu fillimisht për të diskutuar sesi duhet të veprojmë. Për mua është e papranueshme që ne të nënshtrohemi ndaj sjelljes së tyre, por dua të dëgjoj mendimin e grupit.”, tha Bardhi.
and then