Boks/ Jurgen Uldedaj, kampion bote! Boksieri lezhjan triumfon në duelin për versionin IBO të boksit profesionist

Jurgen Uldedaj fitoi titullin kampion bote në boksin profesionist në versionin IBO, pesha Cruiser.

Sportisti lezhjan arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, teksa mundi në “O2 Arena” në Londër rivalin kamerunas Rolly Lambert. Një duel i fortë në fakt me 12 raunde, i vendosur në sajë të pikëve.

Uldedaj ishte i kujdesshëm të mos merrte goditje të forta nga kundërshtari, tregoi freski fizike dhe shpesh herë lëshoi gjuajtje të forta dhe precize në kokën dhe trupin e rivalit kamerunas, të cilat në fund bënë diferencën në vlerësimin e gjyqtarëve. Ai fitoi një pjesë të mirë të raundeve, çka në fund ishte vendimtare që boksieri me origjinë nga Lezha të shpallej kampion bote në IBO, një nga versionet më të rëndësishme në boksin botëror profesionist.

Të pranishëm në përballjen e rëndësishme në Londër ishin edhe shumë shqiptarë që mbështetën nga afër Jurgen Uldedajn. Ndërsa prej shumë vitesh stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj vazhdon të garojë me flamurin shqiptar.

Kjo ishte fitorja e 21 në karrierën si profesionist për Jurgen Uldedaj, i cili ka vetëm një humbje. Suksesi dhe titulli kampion bote në pesha Cruiser i jep një tjetër dimension karrierës së Jurgen Uldedajt në boksin profesionist, ndërsa tashmë konsiderohet një nga shqiptarët më të suksesshëm në këtë sport.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×