
Nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, pas triumfit 2-1 ndaj Barcelonës.
‘Lojtarët ishin shumë të motivuar-tha Xabi Alonso pas ndeshjes-e kemi folur dhe më parë për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, jo vetëm për 3 pikët, por edhe për domëthënien që ka një fitore dhe ta meritosh atë. Jam shumë i kënaqur për djemtë, e kishin të nevojshme ndjesinë e fitores së një ndeshjeje të madhe. Motivimi ishte i plotë’.
‘Acarimi i Vini pas zëvendësimit- Nuk dua të humbas fokusin e asaj që është më e rëndësishme-shtoi Xabi Alonso-janë gjëra për të cilat do të flasim. Vinicius dha shumë në këtë ndeshje të madhe. Është një fitore e rëndësishme, e merituar madje edhe e ngushtë. Kishim raste, penalltinë… Na krijohet ndjesia e të qenit ekip kompetitiv në ndeshjet e mëdha’- tha Alonso.
and then