“Gjithçka ndodhi në vetëm 30 minuta”/ Përmbytjet në Vaun e Dejës, banori: 2 metra ujë në banesë! Më është shkaktuar 50 mln lekë dëm

Situata paraqitet shumë e rënduar në Vaun e Dejës, ku sipas kreut të Bashkisë Kristian Shkreli 100 banesa janë përmbytur.

Një nga banorët ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në vetëm 30 minuta, ndërsa ka shtuar se dëmi i shkaktuar deri tani ka qenë mbi 50 milionë lekë.

“Kam mbi 2 metra ujë në kakin e parë, gjithçka ndodhi vetëm brenda 30 minutash. Dëmi që kam pësuar është më shumë se 50 milionë lekë. 15 derra dhe mbi 50 koshere blerë mi ka marrë. Me këto jetoja”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×