“Me pallate, makina e copa floriri, në spitale nuk ka oksigjen…”/ U mor nën hetim nga SPAK, kënga për Blinda Ballukun bëhet virale në rrjet

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar të premten emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i speficikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati ditën e hënë.

Ndërkohë në rrjet është bërë virale një këngë kushtuar Ballukut, ku renditen aferat e kryera.

Aty renditen treguesit e luksit të ministres, krahasuar me situatën në mjekësi ku në spitale mungojnë barnat dhe trajtimet edhe për të miturit.

Më tej në tekst adresohet problem I largimit të qytetarëve dhe të rinjve nga vendi, pasojë kjo e keqqeverisjes sipas krijuesit të këngët të publikuar në kanalin në Youtube TV- Shqipëria


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×