
Burnley mundi 2-3 Wolves, në transfertën e luajtur në Molineux Stadium. Situata e Armando Brojës s’është aspak e mirë, pasi sulmuesi i kombëtares nuk u preferua në këtë takim.
Ai nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Parker, me Brojën që u detyrua ta ndiqte ndeshjen nga stoli.
Vlen të theksojmë se në majë të sulmit luajti një mesfushor si Zian Flemming.
24-vjeçari Armando Broja është aktivizuar në 3 ndeshje në këtë sezon të Premier League.
and then