
Bodrumspor fitoi 2-0 ndaj Igdir, në ndeshjen e vlefshme për ligën e parë turke.
Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi kontribuoi me asist, në këtë triumf të Bodrumspor.
Seferi shërbeu si duhet në zemër të zonës për Ali Habesoglu, i cili e kishte lojë fëmijësh që të shtynte topin në rrjetë.
28-vjeçari numëron 7 gola dhe 4 asiste, në këtë edicion. Për të, ky është edicioni i dytë me Bodrumspor.
and then