
Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, ka reaguar pas deklaratës së prokurorit të përgjithshëm. Xhafa tha se Shqipëria tejkalon vendet e BE dhe rajonit, në lidhje me numrin e arresteve me burg.
“Kemi një situatë kritike sipas raporteve dhe studimeve ndërkombëtare. Rezulton që Shqipëria ka numrin më të lartë të masave arrest me burg krahasimisht me vendet e BE dhe të rajonit. Kurse Belgjika, ka 10 persona për 100 000 mijë banorë.
Ne kemi 94.6 persona për 100 000 banorë me masën arrest me burg. Shqipëria ka një nga raportet më të larta të paraburgosurve në Europë mbi 50 %. Kohëzgjatja e paraburgimit në Shqipëri është shumë e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit dhe BE.
Mesatarja në Shqipëri është 253 ditë 8.4 muaj në paraburgimin e përgjithshëm. Situata që kemi tejkalon standartin ndërkombëtar dhe tregon nevojën urgjente për monitorim dhe vlerësim të rregullt të nevojës propocionalitetin të masave.”, tha Xhafa.
and then