Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në terren për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×