“Balluku i dërgoi një shkresë prokurorisë përmes avokatit”, Lala: Ja kur do të paraqitet zv/kryeministrja në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka zbuluar detaje në lidhje me marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për çështjen e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Sipas Lalës, SPAK ka ftuar Ballukun të paraqitet për të dhënë shpjegime pas krijimit të bindjes se ndaj saj kishte elementë që kërkonin verifikim hetimor.

“Kur kanë krijuar bindjen, SPAK ka ftuar zonjën Balluku të paraqitet. Është njoftuar përmes fletë-thirrjes për t’u paraqitur sot në shoqërinë e një avokati, duke u vënë në dijeni se është person nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera, deri tani, sepse nuk dihet çfarë mund të zbulohet më vonë,” tha gazetarja.

Lala shtoi se zëvendëskryeministrja nuk është paraqitur në SPAK në datën e parë të thirrjes, por përmes avokatit të saj ka dërguar një shkresë zyrtare, duke kërkuar caktimin e një date tjetër për t’u përballur me hetuesit e posaçëm.

“Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të paraqitet për t’u pyetur,” deklaroi Lala.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×