Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

Kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në raportimin e tij në Parlament.

Dumani iu përgjigj një pyetjeje nga deputeti i PD Klevis Balliu, i cili u interesua në rast se ka pasur kërcënime ndaj prokurorit special Dritan Prençi, në lidhje me hetimin e tij për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Dumani u shpreh se prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen e tij si drejtues i SPAK, ndërsa theksoi se ai ka gjithë suportin për hetimin e çdo rasti.

Dumani: Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen time si kryetar i SPAK. Deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë problem për ndonjë kërcënim ndaj tij. Prençi ka gjithë mbështetjen time në hetimin e çdo çështjeje që ka në ndjekje. Ashtu siç thashë, jo vetëm ai por gjithë prokurorët e SPAK. Në asnjë rast nuk kam bllokuar hetime, por jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët ndihen të lirë për të ushtruar ndjekjen penale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×