
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet e SPAK që përfshijnë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Lalës, hetimet kanë nisur pas arrestimit të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, në mars të vitit 2024.
“Pata një sinjalizim ditë më parë. Në momentin që u arrestua Evis Berberi, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën disa celularë. Nga këqyrja e tyre kanë dalë të dhëna për çështje të tjera, përfshirë rastin ku është zonja Balluku dhe disa biznesmenë të tjerë e zyrtarë të lartë, përfshirë kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci,” tha gazetarja.
Lala shtoi se bashkëshortja e Berberit kishte punuar më parë në një institucion ku Beci ka qenë drejtues, ndërsa hetuesit kanë zbuluar komunikime që lidhen me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe tenderin për mbikëqyrjen e punimeve.
“Kur prokuroria siguroi komunikimet dhe kuptoi se bëhej fjalë për paracaktime në tenderin e tunelit të Llogarasë, rezultoi se në këtë çështje janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës,” theksoi Lala.
Sipas burimeve të gazetares, prokuroria ka ushtruar kontrolle në zyrat e disa vartësve të ministrisë dhe ka sekuestruar dokumente që lidhen me procedurat e tenderimit.
and then