Ç’do të ndodhe pas drejtimit të SPAK? Dumani: Do të vazhdoj të jem prokuror, nuk i trembem sfidave, i kam kërkuar Kuvendit…

Kryeprokurori i Posaçëm Altin Dumani, i është përgjigjur pyetjes së deputetes së PD Jorida Tabaku, se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK dhe nëse është ky një dorëzim i tij.

Dumani tha se ai do të vazhdojë të mbetet prokuror dhe se nuk i trembet sfidave.

Kreu i SPAK shtoi se i ka kërkuar Kuvendit disa herë të rishikojë mandatin e kreut të SPAK, por kjo ka krijuar aludime sikur ai po interesohet për vete.

“Nuk jam njeri që dorëzohem, i  bëj ballë sfidave, për një gjë të jeni të sigurt që do të jem prokuror pavarësisht mandatit.

Sqaroj këtu se i kam kërkuar disa herë parlamentit të shikoj mundësinë e rishikimit të mandatit të kreut të SPAK, dhe jo në pak raste është aluduar sikur e kërkoj për interes personal. E ritheksoj se nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se rishikimi i mandatit ka të bëjë me emrin tim unë nuk kandidoj”, tha Dumani.

Altin Dumani: Në fund të rrugëtimit tuaj si prokuror, por edhe në mandatin e fundit si kreu i SPAK, a është vallë ky dorëzim përballë presioneve dhe realisht hetimin e krimit

Ska të bëjë fare, nuik jam njeri që dorëzohem i  bëj ballë sfidave, për një gjë të jeni të sigurt që do të jem prokuror pavarësisht mandatit.

Sqaroj këtu se i kam kërkuar disa herë parlamentit të shikoj mundësinë e rishikimit të mandatit të kreut të SPAK, dhe jo në pak raste është aluduar sikur e kërkoj për interes personal. E ritheksoj se nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se rishikimi i mandatit ka të bëjë me emrin tim unë nuk kandidoj.

“E ndjej punën, kam guximin por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm”, është thënie e Kenedit dhe kjo thënie vlen për gjithë prokurorët.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×