Dumani dhe Çela në Kuvend/ Berisha tregon ‘prapaskenat’: Duan të kyçin parlamentin! Ballës i ra maska! Iu kërkoi kryetarëve të grupeve që…

Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se ka një skenar për mbylljen e Kuvendit, teksa sot raportojnë Altin Dumani dhe Olsjan Çela. Ai tha për gazetarët se këta të fundit janë në kompromis krimi me maxhorancën.

“Taulant Bego Yaris heq maskën në fund dhe u tha shqiptarëve se do të bënte një takim me kryetarët e grupeve të cilëve u ofroi si alternativë; ose të pranoni që të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose do të votohen pa lexim të raporteve të pyetjeve të kryetarëve, drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Çfarë ka në këtë propozim? Ka skenarin e kyçjes së parlamentit. S’ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një pazar të tillë.

Nëse do t’ia vësh kyçin, vërja. Opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese. Ajo është në çdo sallë parlamentare, edhe me shkrim, edhe me gojë. Në 2023-2024, pyetjet kanë qenë me gojë që të gjitha. Përpara s’ka pasur institucione të tilla drejtësie. Ata janë në kompromise krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë. Gogo është Nesti Angoni. Ai për mos të çuar në Prokurori Taulant Ballën me dosjen 26, bëri një dosje tjetër 26/1. Skam asgjë personale me Altin Dumanin, e kam hallin e qytetarëve. Nëse kërkoj të bëhen pyetje, kërkoj interesat e qytetarëve.”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×