“Hetimet për Evis Berberin zbuluan korrupsionin e Ballukut edhe në disa institucione varësie”, Këlliçi: Sistemi korruptiv, jo vetëm kapilar, por edhe i lidhur zinxhir

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se sistemi korruptiv i ngritur nga Rilindja është jo vetëm kapilar, por edhe lidhur zinxhir në çdo institucion publik.

Duke iu referuar hetimeve për zv/kryeministren Belinda Balluku, ishin hetimet për NET GROUP të Evis Berberit ato që treguan se korrupsioni nuk zhvillohej vetëm në ARRSH, por shtrihej në disa institucione të tjera varësie të Belinda Ballukut.

“Ju sjell në vëmendje Dosjen 5D, NET GROUP të Evis Berberit, Tunelin e Llogarasë e ndërkohë presin të pluhrosura dosjet e shumë zyrtarëve të tjerë “Rilindas”, një pjesë prezent edhe në këtë sallë!

Ndërsa në Itali, nga arrestimi i vetëm një drejtuesi nisi një zinxhir i tërë hetimesh për plot 3.000 zytarë, i shtrirë në shumë institucione, në Shqipërinë e Drejtësisë së Re, SPAKU ynë, i ngritur enkas për të luftuar këtë plagë të rëndë, që po shkatërron, shteron dhe shpopullon Shqipërinë, bën krejt të kundërtën.

Në mënyrë absurde, dosjet ndahen në fraksione! Ndërsa hetimet për 5D tregojnë se korrupsioni i 5 Drejtorëve, nuk zhvillohej vetëm në nivelet e ulta drejtuese por dhe në ato me të lartat e Bashkisë Tiranë, duke u shtrirë madje ne disa bashki dhe institucione të tjera të vëndit.

Dhe si për ta kthyer në parodi një nga aferat më të ndyra të pushtetit, në gjykim shkojnë drejtorucët dhe prestanomet. Kurse Erion Veliaj dhe Arbian Mazniku aminstohen, me justifikimin qesharak në publik se janë hapur dy dosje me fraksion”, u shpreh sot në Kuvend, deputeti i PD Belind Këlliçi.

Fjala e plotë

Të nderuar qytetarë,

Ishte viti 1992 kur në Itali do të arrestohej Mario Chiesa, Drejtues i një enti publik.

Dosja do të quhej MANI PULITE (duart e pastra). Rezultati do të ishte i paprecedentë, 3175 zyrtarë dhe individë të dërguar për gjykim, 1233 të akuzuar qe pranuan fajsinë dhe bënë marrëveshje me prokurorët.

Përfundimet e kësaj dosje ndanë Italinë në dy epoka, duke ndikuar përfundimisht politikën dhe shoqërinë Italiane.

I pyetur nga gazetarët, Bettino Craxi, asokohe në fushatë elektorale, do të mohonte ekzistencën e korupsionit në nivel KOMBËTAR dhe do ta cilësonte Mario Chiesën si një ASHKËL në trungun e së majtës, e pafuqishme për ta gërvishtur e njollosur.

E solla në vëmendjen tuaj këtë hetim të drejtësisë italiane dhe reagimin e Craxi, ish kryeministrit e ish kryetarit të Partisë Socialiste në Republikën e Parë Italiane, për shkak të ngjashmërive të forta me Shqipërinë e sotme.

Nëse ngjarjet e deklaratat ngjajnë, çfarë ndryshon thelbësisht, është një sistem drejtësie në lartësinë e asaj të 33 viteve më parë në Itali, që do mund të krijonte një epokë të re për Shtetin, Politikën e Shoqërinë tonë.

Njësoj si Craxi atëherë edhe Edi Rama sot, vazhdon të mohojë shtrirjen e fuqishme kapilare në të gjitha hallkat shtetërore të korrupsionit galopant dhe lidhjen e pushtetit me krimin e organizuar, duke i cilësuar jo me termin “ashkla” përdorur nga Craxi, por me drunjë të shtrëmbër, që hanë kumbulla, dardha e fiq pas shpinës së tij.

Dhe më shumë se opozita e asaj kohe në Itali, Partia Demokratike e Shqipërisë që nga themelimi i SPAK, ka dorëzuar pandalshëm kallëzime penale pranë kësaj strukture, duke zbërthyer në detaje skema të mirëfillta korruptive të ngritura nga shumë prej zyrtarëve më të lartë të Administratës Shtetërore, me shifra të paimagjineshme vjedhjesh, abuzimesh prej qindra milliona eurosh.

Ju sjell në vëmendje Dosjen 5D, NET GROUP të Evis Berberit, Tunelin e Llogarasë e ndërkohë presin të pluhrosura dosjet e shumë zyrtarëve të tjerë “Rilindas”, një pjesë prezent edhe në këtë sallë!

Ndërsa në Itali, nga arrestimi i vetëm një drejtuesi nisi një zinxhir i tërë hetimesh për plot 3.000 zytarë, i shtrirë në shumë institucione, në Shqipërinë e Drejtësisë së Re, SPAKU ynë, i ngritur enkas për të luftuar këtë plagë të rëndë, që po shkatërron, shteron dhe shpopullon Shqipërinë, bën krejt të kundërtën.

Në mënyrë absurde, dosjet ndahen në fraksione! Ndërsa hetimet për 5D tregojnë se korrupsioni i 5 Drejtorëve, nuk zhvillohej vetëm në nivelet e ulta drejtuese por dhe në ato me të lartat e Bashkisë Tiranë, duke u shtrirë madje ne disa bashki dhe institucione të tjera të vëndit.

Dhe si për ta kthyer në parodi një nga aferat më të ndyra të pushtetit, në gjykim shkojnë drejtorucët dhe prestanomet. Kurse Erion Veliaj dhe Arbian Mazniku aminstohen, me justifikimin qesharak në publik se janë hapur dy dosje me fraksion.

Por le të shkojmë tek afera e shekullit, hetimet për Inceneratorët treguan se korrupsioni nuk zhvillohej vetëm ne Ministrinë e Mjedisit, por ishte i shtrirë në mënyrë kapilare, duke nisur që nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Energjitikës, Bashkia Tiranë e deri tek Bashkia Elbasan dhe ajo Fier.

Përfundimi edhe këtu një tallje e paskrupullt me shqiptarët, në gjykim shkojnë vetëm Lefter Koka dhe Alqi Bllako. Ndërkohë që Edi Rama, Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Belinda Balluku, Gledian Llatja, Armando Subashi dhe Erion Veliaj, amnistohen me justifikimin edhe më qesharak në publik, se janë hapur dosje me fraksion.

Le të kalojmë në të tjera dosje, ato të ish kryebashkiakëve të cilët tashmë ndodhen në këtë sallë me statusin e Deputetit, që sipas dokumentacionit të dorëzuar nga Partia Demokratike tregojnë të njëjtën skemë me hapje kompanish nga familjarë e Drejtor Bashkie, të cilët përfitojnë miliona e miliona euro fonde publke nga shumë institucione buxhetore.

Deri më sot SPAK s’ka asnjë konkluzion, apo veprim për to, por me siguri edhe këtu do kemi fraksione për të justifikuar mos hetimin e zyrtarëve më të lartë të Rilindjes deri në zgjedhjet e rradhës.

Hetimet për NET GROUP të Evis Berberit tregojnë se korrupsioni nuk zhvillohej vetëm në ARRSH, por shtrihej në disa institucione të tjera varësie të Belinda Ballukut.

Pra është e qartë se sistemi korruptiv i ngritur nga Rilindja është jo vetëm kapilar, por edhe lidhur zinxhir në çdo institucion publik. Por ndërsa në Itali Prokurorët hetuan dhe zbardhën këtë korrupsion, që ndikoi e ndryshoi skenën politike por dhe shoqërinë Italiane, në Shqipëri, SPAK, shpërdoron paturpësisht momentin historik, duke hetuar vetëm majën e ajsbergut, duke amnistuar kokat e korrupsionit dhe duke siguruar vazhdimësinë e skemave.

Të nderuar qytetarë,

Sot shoqëria jonë si pasojë e korrupsionit dhe bashkëpunimit të krimit të organizuar me qeverinë, po përjeton ditët më të errëta të tranzicionit të pafundëm.

Fëmijët po largohen gjithnjë e më shumë nga edukimi dhe dija e po shndërrohen në prenë e krimit dhe shpopullimit.

Nënat dhe motrat tona, janë të dënuara me vuajtje e vdekje nga mungesa e trajtimit në spitale për sëmundjet tumorale.

Gjyshërit dhe gjyshet tona mbijetojnë në varfëri e në mungesë të kurave të duhura shëndetësore. U kanë përdhosur dinjitetin dhe kontributin e një jete.

Jetë që për shumicën është kthyer tashmë në mbijetesë.

Dita e zgjedhjeve është shpërfytyruar në ditë votimesh, ku shqiptarët kërcënohen ose me bukën e gojës, ose prej krimit të organizuar.

E mbi gjithë këtë tragjedi shoqërore, SPAK-u ka luksin e ngenë të rrijë e të bëjë sehir, duke treguar jo vetëm mungesë vullneti, por nënshtrimin pa kushte.

E pra kjo qe mundësia e një takimi me historinë nga Spak. Siç e pati rastin 33 vite më parë drejtësia italiane që i uli siparin republikës së parë në procesin e “Duarve të Pastra”, nje kontribut i jashtëzakonshëm për popullin e vet.

Por “heronjtë e fëmijëve tanë” zgjodhën të mos shkojnë në këtë takim me historinë, por të nënshkruajnë bashkëfajësinë në dëmin me breza që po i bëhet këtij vendi nga pushteti më i korruptuar në 113 vite shtet.

Nuk di si mund t’i shihni në sy fëmijët tuaj e mos ndjeni turp për çfarë po u lini trashëgimi.

Historia do të jetë edhe me e pamëshirshme me ju, që kishit mundësinë e artë t’i jepnit fund një autokracie të kalbur në krim e korrupsion, por s’patët kurajon e kolegëve tuaj të 33 viteve më parë që sot kanë guximin të shohin në sy nipër e mbesa me krenarinë e të bërit një akt sublim për ta.

Ju faleminderit!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×