I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia, me akuzën për “mashtrim”.

Sipas burimeve, në muajin shtator 30-vjeçari ka mashtruar një shtetas, ku mori një makinë me qira. Autori nuk e pagoi tarifën e përdorimit të mjetit.

Autoritetet po hetojnë këtë ngjarje deri në një vendim final ndaj të arrestuarit

Njoftimi i plotë i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në muajin shtator të këtij viti ka mashtruar një shtetas, duke i marrë një automjet me qira, të cilin nuk e ka likujduar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×