Komisioni për Reformën Zgjedhore, Mediu kritikë: Vota nuk ka vlerë, mjafton dakordësia mes dy bashkëkryetarëve!

Kreu i PR, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se mënyra se si është organizuar përbërja e Komisionit për Reformën Territoriale nuk është e duhura, pasi vota e anëtarëve nuk ka vlerë në momentin që dy bashkë kryetarët dakordohen me njëri tjetrin.

Ai nënvizoi se kjo rrezikon që Kodi Zgjedhor të vijojë të jetë me problematika dhe në vend do të vijohet të mbahen zgjedhje jo të lira.

“Nuk mendoj që na bën nder fakti që themi ky komision ecën sipas traditës. Transparenca është para votimit. Edhe Gjiknuri që është një komision ku vota nuk ka vlerë, mjafton vetëm dakordësia mes dy bashkëkryetarëve. Komision pa të drejtë vote është një histori i përsëritur edhe ka prodhuar kode që deputetët e dy palëve nuk i kanë njohur pa ardhur në Kuvend.
Le të bëjmë çfarë është e nevojshme, të ketë një konsensus para se të shkojmë te vetoja, ndryshe do përsërisim të njejtën histori për të njëjtat interesa dhe do të kemi të njëjtat zgjedhje të pa lira”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×