Lajm i keq për Napolin, De Bruyne mungon disa muaj

Kevin De Bruyne do mungojë për disa muaj. Konfirmimi për dëmtimin ka ardhur ka klubi i Napolit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Interit, Kevin De Bruyne iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së lartë në muskulin biceps femoris të kofshës së djathtë. Lojtari ka nisur tashmë programin e rehabilitimit.”- shkruan klubi. Belgu mund të kthehet në fushë, në vitin tjetër.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×