
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se marrja e pandehur e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku është i vonuar.
“Edhe marrja e pandehur e Belinda Balluku, nëse kjo ndodh, nuk ka asnjë kuptim për interesin publik, përkundrazi është shumë e vonuar dhe pa një efekt real”, tha ai.
Sipas tij, koncesionet fiktive, tenderat klientelistë dhe punimet me çmime marramendëse, të firmosura nga Balluku, do të vazhdojnë të rëndojnë mbi qytetarët.
“Çdo kontratë abuzive e firmosur prej saj, njësoj si të inceneratori i Tiranës, do vijojë të rrjepë taksat e shqiptarëve. Punimet me çmime marramendëse, koncesionet fiktive, dhe tendera klienteliste të firmosura prej saj do vijojnë pa u ndalur”, tha Blushi.
Blushi shton më tej se hetimet ndaj zyrtarëve të qeverisë të çojnë te kryeministri Edi Rama.
“Të gjitha rrugët e vjedhjes dhe krimit të çojën vetëm te Edi Rama… Peshku që qelbet nga koka, nuk pastrohet duke i larë luspak. Peshkut i duhet prere koka. Ketë nuk kanë guximin dhe nuk kanë ndërmend ta bëjnë”, tha deputeti.
Tedi Blushi: Edhe marrja e pandehur e Belinda Balluku, nëse kjo ndodh, nuk ka asnjë kuptim për interesin publik, përkundrazi është shumë e vonuar dhe pa një efekt real. Sepse siç provon rasti Veliaj, çdo kontratë abuzive e firmosur prej saj, njësoj si të inceneratori i Tiranës, do vijojë të rrjepë taksat e shqiptarëve.
Punimet me çmime marramendëse, koncesionet fiktive, dhe tendera klienteliste të firmosura prej saj do vijojnë pa u ndalur. Pse? Sepse për Altin Dumanin, përgjegjësia penale trajtohet si statistikë, ndërsa dëmi ekonomik duhet të mbetet i paprekur, i pahetuar.
Dhe për më tepër, këto hetime nuk duhet të nisin, sepse të gjitha rrugët e vjedhjes dhe krimit të çojën vetëm te Edi Rama. Sa kohë që taksat e qytetarëve do shkojnë për llogari të tij, çdo marrje gjoja e pandehur nga ana juaj (mazhoranca) është një fasadë sepse peshku që qelbet nga koka nuk pastrohet duke i larë luspat. Peshkut i duhet prere koka. Ketë nuk kanë guximin dhe nuk kanë ndërmend ta bëjnë.
and then