Moti i keq/ Përmbytet Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës

Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

E gjithë rruga tek ura që lidh dy lagjet e qytetit u mbush me ujë duke vështirësuar lëvizjen dhe duke u bërë burim aksidenti për automjetet që qarkullojnë në drejtim të Peshkopisë.

Situata në këtë zonë përsëritet sa herë ka reshje shirash për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese anësore të rrugës së Arbrit dhe kanalit ujëmbledhës mes dy lagjeve të qytetit.

Reshjet e shiut mbrëmjen e kaluar ishin në formë shtrëngate dhe kanë krijuar probleme të ndryshme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër kryesisht me rënien e gurëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×