Roma rimerr vendin e parë, Gasperini: Reagimi i duhur pas humbjeve, Dybala? Nuk kam patur dyshime për të

Roma lë pas humbjen e një jave më pare në kampionat me Interin dhe atë në Europa League ndaj Plzen dhe rikthehet te fitorja, në javën e tetë të Serie A. Verdhekuqtë mposhtën në transfertë Sassuolon 1-0 dhe duke rifituar vendin e parë në tabelë së bashku me Napolin. Në Mapei Stadium, goli i Paulo Dybala me të djathtën në minutën e 16-të vendosi ndeshjen. Ky është goli i tij i parë në ligë pas më shumë se tetë muajsh (9 shkurt kundër Venezias) dhe të parin në aksion pas gati 10 muajsh (22 dhjetor kundër Parmës).

Sassuolo luajti një pjesë të parë të mirë, pastaj në pjesën e dytë verdhekuqtë patën disa raste për të dyfishuar epërsinë e tyre, por goditën shtyllën (Pellegrini) dhe Muric bëri disa pritje të shkëlqyera.

Roma ka fituar 12 ndeshje të Serisë A me rezultatin 1-0 në vitin 2025, të paktën dyfishi i numrit të çdo skuadre në pesë ligat më të mira të Evropës këtë vit kalendarik. Dora e Gasperinit te kjo skuadër tashmë ndihet, porn ë ndryshim nga Atalanta e tij, kjo Romë tregon soliditet të plotë edhe në mbrojtje.  “ishte një fitore e rëndësishme pasi vinim nga dy humbje radhazi. Skuadra reagoi mire, Dybala? Nuk kam patur asnjëherë dyshime për cilësitë e tij”, ishin fjalët e teknikut të Romës pas suskesit ndaj skuadrës emiliane.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×