SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat. Numri 2 i Qeverisë nën hetim për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo  do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×