
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kritikoi situatën ku ndodhet drejtësia aktualisht, duke akuzuar mazhorancën se ka ndërtuar një sistem të cilin e përdor për qëllime politike.
“Sot, shumica qeverisëse krenohet se ka arritur të ndërtojë një drejtësi të re, por në fakt kemi një drejtësi që shërben si instrument politik. Reforma që dikur synonte pavarësinë e sistemit gjyqësor, ka prodhuar një korporatë prokurorësh dhe gjyqtarësh në një drejtësi inkuizitore”, u shpreh Mediu.
Ai kujtoi se për katër vjet vendi ka qenë pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese, çka sipas tij i ka dhënë pushtetit mundësinë të kontrollojë drejtësinë.
Mediu ngriti si shqetësim stokun e madh të dosjeve që presin të shqyrtohen në gjykatat e vendit. Sipas tij, para reformës ishin 20 mijë çështje, ndërsa pas saj numërohen 150 mijë të tilla.
Një qytetari, tha Mediu, i duhen 15 vjet të marrë drejtësi.
Fatmir Mediu: Me këtë situatë të drejtësisë, ka një meritë të madhe shumica qeverisëse e cila nuk le rast pa thënë se ka arritur të ndërtojë një drejtësi e cila përdorët për qëllime politike.
Përmes reformës në drejtësi në atë kohë, ne synonim një drejtësi të pavarur, por kemi ndërtuar në fakt koorporatën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në një drejtësi inkuizitore. 4 vjet ishim pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese, duke i lënë dorë të lirë pushtetit për të bërë çfarë të donte dhe për të kontrolluar drejtësinë.
Nëse para reformës ishin rreth 20 mijë dosje, sot kemi mbi 150 mijë të tilla ku për një vendim të thjeshtë gjyqësor qytetari duhet të presë 10-15 vjet. 10 vjet pas reformës në drejtësi
kemi një produkt pushteti i drejtësisë është jashtë kontrollit dhe llogaridhënies kushtetuese e ligjore.
Ambraham Lincoln thoshte se nëse debaton me dikë që nuk pranon që 2×2 bëjnë 4 ti nuk mund ta fitosh debatin se faktet nuk kanë më vlerë. Por tashmë është fakt dhe normë se prokurroia thotë se 2×2 bëjnë 5 dhe gjykata vendos atë që thotë Prokuroria duke zhbërë Kushtetutën, ligjin dhe drejtësinë.
Parimi i drejtësisë se dënimi i një të pafajshmi është më i rëndë se sa mosdënimi i 1 mijë fajtorëve, është zëvendsouar me statistikë, njerëzit janë kthyer në numra sipas parimit, qëllimi justifikon mjetin. Sot kemi një pushtet gjyqësor të kontrolluar dhe të përdorur politikisht”, u shpreh Mediu.
and then