
Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po hetohet për disa kallëzime penale të depozituara nga PD.
Kështu ka konfirmuar kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PD, Klevis Balliu, i cili kërkoi informacion nëse Balluku po hetohet për paditë penale të PD për shitblerjen e energjisë, ndërtimin e parqeve fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, anijet “tigri 1” dhe “tigri 2”.
Në pyetjen e tij, Balliu i quan hetimet e SPAK të zvarritura ndërkohë që sipas tij ka fakte konkrete që tregojnë abuzimet e ministres së Energjisë.
“Psh ju keni bërë një procedurë për ndërtimin e një parku fotovoltaik në godinën tuaj dhe i keni prokuruar me gjysmën e çmimit që i ka prokuruar zotit Balluku, kaq të vështirë e ka SPAK sa i duhen disa vite për t’i hetuar?”, pyet Balliu.
Po ashtu, vijoi Balliu në pyetjen e tij, dhe për hetimet për “tigrin 1” dhe “tigrin 3”, kur vetë kompania raporton në SHBA se ka fituar një tender në Shqipëri ndërkohë që tenderi nuk është realizuar ende dhe procedura bëhet disa muaj pasi është deklaruar në Amerikë.
Kreu i SPAK Altin Dumani i ka dhënë përgjigje shkurt, të gjitha pyetjeve të deputetit Klevis Balliu duke u shprehur se nuk ka shkelje të afateve proceduriale.
“Sa kohë që janë çështje në hetim paraprak smund të jap informacion lidhur me pyetjen e Balliut. Koha është e rëndësishme por ajo që prokurorët e posaçëm është respektimi i afateve të hetimit, është i detyruar dhe sa kohë çështjet janë brenda afateve, duhet të marrësh në konsideratë rëndësinë e çështjeve ngarkesën e prokurorëve, sa kohë janë brenda afateve, s’mund të them se janë zvarritur këto çështje
Klevis Balliu: Në këtë vështrim, për zonjën Balluku ka disa kallëzime penale në SPAK që nga shitblerja e energjisë tek rrugët, tek ndërtimi i parqeve fotovoltaike, tek tuneli i Llogarasë, tek termocentralet, anijet “tigri 1” dhe “tigri 3”. A janë në hetim këto çështje, sa kohë duhet për t’i hetuar kur bëhet fjalë për miliona euro të shpërdoruar.
P.sh ju keni bërë një procedurë për ndërtimin e një parku fotovoltaik në godinën tuaj dhe i keni prokuruar me gjysmën e çmimit që i ka prokuruar zotit Balluku, kaq të vështirë ka SPAK sa i duhen disa vite për t’i hetuar?
Psh çfarë vështirësie ka tek cështja e “tigrit 1” dhe “tigrit 3” kur vetë kompania raporton në SHBA se ka fituar një tender në Shqipëri ndërkohë që tenderi nuk është realizuar ende dhe procedura bëhet disa muaj pasi është deklaruar në Amerikë.
Altin Dumani: Sa kohë që janë çështje në hetim paraprak smund të jap informacion lidhur me pyetjen e Balliut
Koha është e rëndësishme por ajo që prokurorët e posaçëm është respektimi i afateve të hetimit, është i detyruar dhe sa kohë çështjet janë brenda afateve, duhet të marrësh në konsideratë rëndësinë e cështjeve ngarkesën e prokurorëve, sa kohë janë brenda afateve, s’mund të them se janë zvarritur këto çështje
and then