VIDEO/ “Zgjedhjet farsë!”, Gjekmarkaj-Çelës: Organet e huaja thanë se patronazhistët bënë kërdinë, Prokuroria nuk i pa!

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka replikuar pas përgjigjes që dha kryeprokurori Olsjan Ccela, i cili foli më lidhje me krimet elektorale dhe patronazhistët.
Gjekmarkaj, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, e cilësoi fjalimin e kryeprokurorit dhe përgjigjet e tij si një diskurs paradoksal.

“Diskursi i prokurorit të Përgjithshëm ishte një paradoks. Organet e huaja, në raportet e tyre, si OSBE/ODIHR, vënë re se patronazhistët kanë bërë kredinë në zgjedhje, kurse Prokuroria nuk e sheh këtë. Administrata publike, drejtorët ushtruan presion për votën në zgjedhje, kurse organet e drejtësisë së vendit tim për fat të keq nuk e shohin”, tha deputeti i PD-së.

Gjekmarkaj shtoi mes të tjerash se edhe Task-Forca e ngritur me rastin e zgjedhjeve për të parandaluar krimin elektoral nuk funksionoi.
“U bë një takim para zgjedhjeve, u ngrit një Task-Forcë dhe nuk u bë asgjë, edhe pse pati një tmerr elektoral, pati patronazhim, një votim fasadë i drejtuar nga partia shtet”, përfundoi Gjekmarkaj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×