
Emri i Fisnik Asllanit është në modë. Sulmuesi i Kosovës ka bërë një nisje të mirë të sezonit me Hoffenheim, duke shënuar gjashtë gola në nëntë paraqitje deri më tani.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mira të Evropës, dhe Sky Germany tani raporton se Bayern Munich është futur në garë, teksa kërkon një zëvendësues për Harry Kane.
Sipas asaj që shkruhet, Bayern e ka në listë Asllanin për në verë, atëherë kur pritet të bëhet edhe ndonjë lëvizje konkrete.
and then