3 vrasje brenda ditës së sotme, Bozdo: Shqipëria po tronditet nga krimi, qeveria e paaftë të garantojë rendin

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, reagoi në Facebook pas tre vrasjeve brenda pak ditësh, njëra prej tyre në qytetin e Beratit.

Bozdo e cilësoi këtë situatë jo si një seri rastësish tragjike, por si pasqyrë e një shteti që ka rënë dhe e një pushteti që ka humbur kontrollin mbi jetën e përditshme të qytetarëve.

Ai akuzoi qeverinë se është e paaftë për të parandaluar krimin, për të garantuar rendin publik dhe për të mbrojtur qytetarët, ndërsa shtoi se dhuna, pasiguria dhe frika janë bërë përditshmëri në çdo cep të vendit.

“Shqiptarët nuk mund të jetojnë më në një vend ku jeta e tyre varet nga rastësia,” shkroi Bozdo.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×