Balluku nën hetim nga SPAK, Maliqi: Akuzat e shumta të Arben Ahmetajt ndaj saj po dalin

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar në studion e News24 hetimin nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë zhvillim si pjesë të një “lufte të brendshme” brenda Partisë Socialiste.

Sipas Maliqit, zhurma që u krijua pas publikimit të raportit të OSBE-së ka nxitur zhvillime të reja politike dhe hetimore. “Sa i përket rastit të Ballukut, mendoj se u bë një zhurmë pas raportit të OSBE-së. Ka një indicie dhe kam dëgjuar Arben Ahmetajn me akuza të shumta ndaj Ramës dhe Ballukut që po dalin. Është një luftë brenda llojit në PS”, tha ai.

Duke komentuar më tej situatën në mazhorancë, Maliqi shtoi: “Mendoj se shprehja e Ramës, që nuk vendos dot rend e siguri në Shqipëri, ku thoshte se ‘kriminelët të hanë kokën’, tani po ndodh brenda vetë Partisë Socialiste, po hanë kokat mes tyre.”

Ai theksoi gjithashtu se hetimet ndaj Ballukut mund të mos lidhen drejtpërdrejt me veprimet për të cilat ajo duhet të mbahet përgjegjëse. “Besoj se nuk po akuzohet për veprat penale që kanë bërë. Balluku është për gjëra të tjera nga ato që ka bërë, nuk është thënë siç duhet për veprat që ka kryer. Ta shikojmë si do dalë në fund,” u shpreh Maliqi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×