Bardhi publikon videon ironizuese për Ballukun dhe akuzon: Ktheu Portin e Durrësit në strehë të sigurtë për kartelet shqiptare të drogës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, teksa sot ajo prezantoi ish-ministrin e Albin Kurtit, Liburn Aliun drejtor të Portit të Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se nën drejtimin e Ballukut, porti më i madh detar i vendit, Porti i Durrësit është kthyer në një “strehë të sigurtë për kartelet shqiptare të drogës”.

Sipas tij, kjo situatë tregon dështimin e qeverisë në luftën kundër trafikut ndërkombëtar dhe përfshirjen e strukturave shtetërore në mbrojtje të grupeve kriminale.

Bardhi ka publikuar edhe një video ironizuese të Ballukut.

Reagimi i Bardhit

Që nën drejtimin e Belinda Ballukut, me bekimin e Edi Ramës, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë të sigurtë për kartelet shqiptare të drogës, ky është një fakt i padiskutueshëm. Por, për fatin e keq të Belinda Ballukut, Porti i Durrësit nuk mund të jetë streha e saj nga SPAK-u.

Aktrimi i sotëm sikur asgjë nuk ka ndodhur apo lavdet pa entuziazmin e përhershëm për Edi Ramën nuk do ta shpëtojnë dot nga akuza penale për veprat e saj madhore korruptive.

Edhe pse shumë minore në krahasim me megaaferat e firmosura nga ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, paraqitja të premten e Belinda Ballukut në dyert e SPAK-ut përbën një hap në drejtimin e duhur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×